Ndërlidhjet

ROMË


Kryeadministratori i Kosovës, Harri Holkeri ka thënë se tani është momenti i duhur për bisedimet e para midis Prishtinës dhe Beogradit. Këto komente z.Holkeri i bëri pas takimit të sotëm me ministrin e jashtëm italian, Franko Fratini në Romë. Holkeri ka shtuar se tani shtrohet çështja se kur, ku dhe si do të fillojnë këto bisedime. Shefi i UNMIK-ut tha se fillimisht ai do të kërkojë të arrijë marrëveshjen mbi projket-propozimet e tij për këto bisedime me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Rusisë, Gjermanisë dhe Italisë.
XS
SM
MD
LG