Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarë ushtarakë amerikanë në Irak kanë bërë të ditur se dy ushtarë amerikanë janë plagosur në sulmin e sotmën në afërsi të qytetit Ramadi, në perendim të Bagdadit. Një zëdhënës të ushtrisë amerikane citohet të ketë thënë se konvoi ushtarak ka hasur në një rezistencë të sulmit me armë të lehta dhe eksploziv. Ky sulm ndodhi menjeherë pas një sulmi tjetër kundër ushtarëve amerikanë në qytetin Kaldidia. Nuk ka të dhëna nëse ka pasur viktima në këtë incident. Po sot, një shpërthim ka ndodhur në një trasportues nafte në fushën naftë-mbajtëse të Kirkukut.
XS
SM
MD
LG