Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Universiteti i Prishtinës i dha sot ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, titullin "Doctor Honoris Causa". Clinton falenderoi Universitetin dhe vlerësoi arritjet në Kosovë, por shtoi se për të ecur përpara, problemet duhen zgjidhur pa dhunë dhe se duhet hequr dorë nga urrejtja. "Kosovën nuk mund ta ndërtoni mbi hakmarrje, sepse hakmarrja i takon Zotit dhe besoj se asnjë nga ne, kurrë nuk mund të barazohemi me ata që kanë shkatërruar jetëra", tha Clinton. Më tej ish presidenti Clinton tha se beson në parimin e vetvendosjes dhe premtoi mbështetje për popullin kosovar nga SHBA. Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton u takua me kryetarin, kryeministrin dhe kryeparlamentarin e Kosovës si dhe vizitoi forcat amerikane në bazën ushtarake në Bondstill. Në mbrëmja Clinton u largua nga Kosova.
XS
SM
MD
LG