Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Harri Holkeri ka shtruar sonte një darkë pune për dejtuesit e institucioneve dhe të partive politike të Kosovës, me qëllim që të diskutohen mundësitë për një përparim, siç është thënë, në përgatitjen e fillimit të dialogut Prishtinë-Beograd për çështje teknike. Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova, kryeministri Bajram Rexhepi, kryearlamentari Nexhat Daci si dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk kanë prnauar të flasin para përfundimit të takimit, ndërsa zoti Holkeri sot gjatë ditës ka thënë se ka për qëllim t’ua paraqesë udhëheqësve kosovarë propozimet e tij për kohën dhe mënyrën e fillimit të bisedimeve, duke theksuar se ato bisdime janë tepër të rëndësishme për Kosovën
XS
SM
MD
LG