Ndërlidhjet

PRAGË


Nëse Kosova nuk bëhet e pavarur ekstremistët do përpiqen të bëjnë shtetin unik shqiptar, ka deklaruar presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova për radion ceke.
Ai ka shtuar se cështja e serbëve në Kosovë, para së gjithash është problem i tyre psikologjik. "Pavarësia e Kosovës është zgjidhje optimale, që e miratojnë të gjithë shqiptarët në rajon", ka thënë Rugova, duke shtuar se "nëse pavarësia e Kosovës nuk do të njihet herët ose vonë, mund të pritet që ekstremistët të tentojnë të formojnë shtetin unik shqiptar, pavarësisht, se si do të quhej ai."
I pyetur për pozitën e pakicës serbe, presidenti i Kosovës ka thënë se serbëve në Kosovë iu janë garantuar të gjitha të drejtat gjithashtu dhe liria e qarkullimit.
XS
SM
MD
LG