Ndërlidhjet

TIRANË


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu do të udhëtojë të hënën për në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në sesionin e 58-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidenti Moisiu do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Kolin Pauell dhe me gjeneralin Uesli Klark, i cili është kandiduar këto ditë për president të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
XS
SM
MD
LG