Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Anëtarja e Këshillit qeverisës të Irakut, Aquila al-Hashimi pësoi plagë të rënda nga një sulm jashtë shtëpisë së saj në perëndim të Bagdadit, ka kumtuar sot policia. Lëndime kanë pësuar edhe tre përcjellësit e saj. Aquila al–Hashimi u dërgua në një ambulancë të ushtrisë amerikane në një vend të panjohur. Bëhet e ditur se anëtarja e Këshillit qeverisës të Irakut, Aquila al-Hashimi po përgatitej të nisej për në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në cilësinë e anëtares së delegacionit të Irakut.
XS
SM
MD
LG