Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Përfaqësuesit diplomatikë të 6 vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, të martën me 23 shtator, do të takohen në Nju Jork për të diskutuar detajet rreth dialogut të mundshëm mbi çështjet teknike midis Prishtinës dhe Beogradit. Takimi do të mbahet në nivel të drejtorëve ekzekutiv të ministrave të jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Francës, Britansië, Italis, dhe Gjermanisë. Shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri, do t'i njoftojë përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe qendrimet e zyrtarëve në Prishtinë e Beograd, me të cilët ka biseduar paraprakisht.
XS
SM
MD
LG