Ndërlidhjet

BAGDAD


Tre ushtarë amerikanë janë vrarë sot në dy sulme të ndara në Bagdad. Zyrtarë të ushtrisë amerikane në Irak kanë thënë se dy ushtarë kanë vdekur në sulmin me dy mortaja në burgun Abu Gharaib në perendim të Bagdadit. Bëhet e ditur se në këtë incident nuk është plagosur asnjë i burgosur. Ndërsa, ushtari i tretë ka vdekur pasi makina e tij ka hasur në një mjet shpërthyes.
Këto sulme pasojnë sulmin e djeshëm mbi Akila Al Hashimin, anëtare e Këshillit të Përkohshëm Qeverisës të Irakut. Al-Hashimi po mjekohet në spitalin e Bagdadit dhe gjendja shendetësore e saj është e rëndë.
XS
SM
MD
LG