Ndërlidhjet

BAGDAD


Tre ushtarë amerikanë janë vrarë sot në dy sulme të ndara në Bagdad. Zyrtarë të ushtrisë amerikane në Irak kanë thënë se dy ushtarë kanë vdekur në sulmin me dy mortaja në burgun Abu Graib në perendim të Bagdadit. Bëhet e ditur se në këtë incident nuk është plagosur asnjë i burgosur. Ndërsa, ushtari i tretë ka vdekur pasi makina e tij ka hasur në një mjet shpërthyes.
Po sot, burimet e policisë së Irakut bëjnë të ditur se tre policë irakianë janë plagosur në një sulm me granatë dore ndaj stacionit të policisë në Basra.
XS
SM
MD
LG