Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari britanik i Mbrojtjes, Goeffrey Hoon, ka dëshmuar sot para ekipit që po heton rastin e vetvrasjes së ekspertit qeveritar të armëve, David Kelly. Hoon ka mbrojtur qëndrimet e qeverisë dhe ministrisë që drejton, duke thënë se ky institucion nuk ka bërë gabime lidhur me rastin Kelly dhe luftën në Irak. Sipas Hoon qeveria nuk ka zmadhuar rrezikun që paraqiste regjimi i Sadam Huseinit. Kjo është hera e dytë që Hoon dëshmon mbi këtë rast.
Sot pritet të dëshmojë edhe Alastair Campbell, drejtor për media i kryeministrit Blair, i cili tashmë e ka shpallur dorëheqjen.
XS
SM
MD
LG