Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Në fjalimin e sotëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sekretari i përgjithshëm Kofi Annan pritet ta kritikojë qëndrimin e presidentit amerikan George Bush për përdorimin e forcës "parandaluese" kundër Irakut.
Në tekstin e publikuar të fjalimit, pa i përmendur fare Shtetet e Bashkuara, Annan thotë se aksioni i njëanshëm ushtarak pa mandatin e Kombeve të Bashkuara i rrënon parimet, me të cilat paqja në botë është udhëhequr në 60 vitet e fundit.
Në këto çaste pritet që Asamblesë së Përgjithshme t'i drejtohen edhe presidenti amerikan George Bush, i cili do të kërkojë mbështetje për autorizimin e një force shumëkombëshe në Irak, si dhe presidenti i Francës Jacques Chirac, i cili ka kërkuar bartjen e shpejtë të pushtetit tek irakienët.
XS
SM
MD
LG