Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bashkëpunojë për rindërtimin e Irakut, por njëkohësisht i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për ndërmarrjen e, siç e quajti, aksionit të njëanshëm për përmbysjen e presidentit irakien Saddam Hussein.
Annan nuk i përmendi Shtetet e Bashkuara, por tha se aksioni i njëanshëm, i sfidon 6 dekadat e atyre që ai i quajti "rregulla të Kombeve të Bashkuara për sjellje ndërkombëtare".
"Pavarësisht nga qëndrimet që secili prej nesh i kishte në muajt e kaluar, tani për të gjithë është me rëndësi që rezultati të jetë një Irak stabil, demokratik dhe paqësor, që do t'i kontribuojë stabilitetit në rajon", tha Annan.
XS
SM
MD
LG