Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Presidenti i Francës Jacques Chirac u tha Kombeve të Bashkuara se lufta e Shteteve të Bashkuara në Irak tregoi se ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare ta rishqyrtojë përkushtimin e saj për aksionet multilaterale.
Duke ju drejtuar Asamblesë së Përgjithshme, Chirac tha se Kombet e Bashkuara duhet të ndihmojnë për "bartjen graduale" të pushtetit tek institucionet e Irakut. Ai nuk caktoi datë, por bëri thirrje "për një afat të arsyeshëm".
"Nga Kombet e Bashkuara varet që t'i japin legjitimitetin këtij procesi, dhe t'u ndihmojnë irakienëve për sajimin e kushtetutës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme", tha presidenti francez.
Chirac tha se Franca nuk do t'i vërë veto projekt rezolutës amerikane, e cila nga bashkësia ndërkombëtare kërkon trupa shtesë dhe para për sigurinë dhe rindërtimin e Irakut.
XS
SM
MD
LG