Ndërlidhjet

SHKUP


Operacioni i fundit i policisë kundër kriminelëve të dyshuar në Maqedoninë veriore tregon se qeveria e ka mësuar leksionin nga konflikti ndëretnik i vitit 2001, i ka deklaruar gazetës "Dnevnik" sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
George Robertson ka thënë se gjëja më e rëndësishme është përdorimi proporcional i forcës, dhe u ka bërë thirrje politikanëve të Ballkanit t'i luftojnë strukturat shumëetnike të kriminalitetit të organizuar.
Robertson ka thënë se kriminelët në Ballkan bashkëpunojnë pavarësisht nga përkatësia etnike, kurse politikanët e gjithë Ballkanit ende besojnë se dallimet etnike janë të rëndësishme.
XS
SM
MD
LG