Ndërlidhjet

NJU JORK


Gjashtë vendet anëtare të Grupit të Kontaktit e kanë mbështetur planin e kryeadministratorit të Kosovës Harri Holkeri që bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për çështje praktike, të fillojnë në gjysmën e tetorit, në Vjenë.
Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Rusisë, e kanë ritheksuar synimin për të mbikqyrur nga afër dialogun, dhe u bënë thirrje të gjitha palëve të punojnë në mënyrë konstruktive drejt rezultateve të menjëhershme.
Grupi i Kontaktit e ka mbështetur zbatimin e rezolutës 1244, parimin "standardet para statusit", dhe i ka ftuar drejtuesit politikë t'i përqëndrojnë energjitë për vendosjen e mirëbesimit dhe mbështetjen e pajtimit në Kosovë.
XS
SM
MD
LG