Ndërlidhjet

VIENË


Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek e ka përshëndetur vendimin për fillimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
"Jam përpjekur prapa skenës që Viena të jetë vendi i bisedimeve", ka thënë Busek për agjencinë austriake të lajmeve.
Ai ka vlerësuar se është mirë, sidomos për palën serbe, që çështja e statusit final të Kosovës tani nuk do të shqyrtohet.
"Përderisa nuk miratohet kushtetuta e re e Serbisë, kjo temë mbetet çështje e vështirë për Beogradin. Atje momentalisht vetëm mund të përsëritet fraza e vjetër se Kosova është pjesë e Serbisë", ka thënë Busek.
XS
SM
MD
LG