Ndërlidhjet

NJU JORK


Kancelari gjerman Gerhard Schroeder dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush sot e kanë shfaqur shpresën që t'i lënë mënjanë dallimet nga e kaluara dhe të punojnë së bashku për t'i ndihmuar rindërtimit të Irakut.
Dy liderët i bënë këto komente pas takimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ndërkohë, pas takimit me kancelarin Schroeder dhe presidentin Vladimir Putin, presidenti francez Jacques Chirac tha se Franca, Gjermania dhe Rusia do t'i qasen projekt-rezolutës amerikane "në mënyrë pozitive dhe konstruktive".
XS
SM
MD
LG