Ndërlidhjet

HAGË


Serbisë dhe Malit të Zi i janë dorëzuar rezultatet e hetimeve për transakcionet finansiare të ish presidentit Sllobodan Millosheviq.
Kjo u bë gjatë takimit të kryeprokurores së Tribunalit të Hagës Carla del Ponte dhe ministrit të drejtësisë të Serbisë e Malit të Zi Vlladan Batiç.
Lidhur me akuzat ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilat Batiç tha se Tribunalit i ka dorëzuar dëshmi, del Ponte tha se deri tani nuk ka lëshuar kurrfarë aktpadie kundër asnjë ish pjesëtari të UÇK-së.
"Deri tani nuk kemi dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktpadi", tha del Ponte.
XS
SM
MD
LG