Ndërlidhjet

VIENË


Ministreja e jashtme e Austrisë Benita Ferero-Valdner e ka përshëndetur vendimin e Grupit të Kontaktit për fillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit mbi çështjet praktike në Vienë, njoftoi ministria e jashtme.
Në bisedimet, Bashkësinë Ndërkombëtare do ta përfaqësojë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian Havier Solana dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s George Robertson, ka thënë Ferero-Valdner.
Gazeta "Kurir" ndërkaq shkruan se çështja e statusit nuk është temë e bisedimeve. Shqiptarët e Kosovës, të cilët e dëshirojnë pavarësinë, konferencën e Vienës e shohin si test për negociatat për ardhmërinë e Kosovës. Nga pikëpamja e partive shqiptare, nuk ka shumë çfarë të bisedohet.
"Ish krahina autonome e Serbisë, e cila prej qershorit 1999 është nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, duhet të fitojë pavarësinë", vlerëson gazeta e Vienës.
XS
SM
MD
LG