Ndërlidhjet

NJU JORK


Lidhur me rastet e fundit të dhunës ndëretnike në Kosovë, presidenti i maqedonisë Boris Trajkovski ka thënë se ato i minojnë përpjekjet aktuale të bashkësisë ndërkombëtare dhe të popullit të Kosovës për t'i përmbushur standardet e përcaktuara.
Në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trajkovski bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet autoriteteve të Maqedonisë dhe administratës së UNMIK-ut, për të përshpejtuar komunikimin dhe qarkullimin e njerëzve në të dy anët e kufirit.
XS
SM
MD
LG