Ndërlidhjet

BAGDAD


Anëtarja e Këshillit Qeverisës të Irakut Akila al-Hashemi sot ka vdekur pas plagëve të marra në sulmin e së shtunës, njoftuan autoritetet e përkohshme të Irakut.
Diplomatja e karrierës Akila al-Hashemi ishte myslimane shiite, dhe njëra nga tre gratë në Këshillin Qeverisës të Irakut.
Administratori amerikan Paul Bremer tha se Iraku ka humbur "një kampion të guximshëm për kauzën e lirisë dhe demokracisë".
Më parë në Bagdad, një person u vra dhe dy u plagosën në shpërthimin në një hotel, ku ishin të vendosur gazetarët e televizionit NBC.
I vrari ishte një i punësuar i hotelit.
XS
SM
MD
LG