Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu është takuar me sekretarin amerikan të shtetit Colin Powell, gjatë qëndrimit në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme, ku diskutohet për luftën e përbashkët kundër terrorizmit.
"Të gjitha vendet tona besojnë tek demokracia", ka thënë Powell në takimin në të cilin kanë marrë pjesë të gjithë udhëheqësit ballkanikë.
Duke i falënderuar ata për bashkëpunimin e qeverive dhe popujve të tyre me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit, Colin Powell e ka rishprehur angazhimin amerikan për "përfshirjen e vendeve të Evropës juglindore në strukturat euroatlantike".
XS
SM
MD
LG