Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, gjatë fjalës së mbajtur në sesionin e 58-të të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka mbështetur përpjekjet për nisjen e dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. "Ne mendojmë se dialogu është rruga më e mirë për të zgjidhur problemet dhe për të krijuar besimin e domosdoshëm. Shqipëria vlerëson se e ardhmja e Kosovës, pra statusi final i saj është diçka që i përket një periudhe të mëvonshme, që nuk duhet të shtyhet pafundësisht", ka thënë presidenti Alfred Moisiu.
Ai ka shtuar se statusin final të Kosovës duhet ta përcaktojnë qytetarët e saj dhe bashkësia ndërkombëtare.
Duke folur për zhvillimet në Maqedoni, Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka mbështetur Marrëveshjen e Ohrit.
Ai ka mbështetur luftën kundër terrorizmit dhe integrimin e Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG