Ndërlidhjet

SHKUP


Sot në Ohër filloi konferenca triditëshe "Zbatimi i Kartës së Adriatikut", e cila u nënshkrua në Maj të këtij viti në Tiranë nga ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë, në prani të sekretarit amerikan të shtetit, Kolin Pauell. Konferenca e Ohërit synon të inkuadrojë në një debat publik organizatat joqeveritare dhe ekspertë, të cilët me sugjerimet e tyre do të ndihmojnë që vendet e Grupit të Adriatikut sa më shpejt t'i arrijnë standardet për anëtarsim të plotë në NATO, si dhe parashtrimi i ideve për mundësinë e krijimit të një sistemi sigurie në Ballkan.
XS
SM
MD
LG