Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe Presidenti rus Vlladimir Putin takohen sonte në Kamp Dejvid në Merilend. Burimet nga Shtepia e Bardhë bëjnë të ditur se në qendër të bisedimeve të këtij takimi do të jetë çështja e Irakut, lufta kundër terrorizmit, gjendja në Lindjen e Mesme dhe Irani. Gjatë samitit dy ditësh, presidenti Bush ka thënë se do të bisedojë me presidentin Putin rreth përfshirjes së Rusisë në programin bërthamor të Iranit.
Ndërkaq, Agjenica Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka shtyrë vizitën e inspektorëve të saj në Iran, pasi qeveria e Teheranit ka kërkuar më shumë kohë për t'u përgatitur për këtë inspektim.
XS
SM
MD
LG