Ndërlidhjet

SHKUP


Autoritetet e Maqedonisë edhe gjatë ditës së sotme nuk arritën ta konfirmojnë identitetin e oficerit ushtarak të Serbisë e Malit të Zi, Mile Novakoviq, i cili ishte arrestuar në bazë të një urdhër - arresti të Interpolit, të inicuar nga Kroacia. Autoritetet e Kroacisë sot kanë bërë të ditur se ata do të kërkojnë dorëzimin e këtij personi nëse konfirmohet se ai është Mile Novakoviq, i cili në mungesë ishte dënuar me 20 vjet heqje lirie nga një gjyq kroat në vitin 1995, për krime të luftës. Zyrtarë serbë kanë thënë se personi i arrestuar në Maqedoni nuk është ai që kërkohet nga Kroacia.
XS
SM
MD
LG