Ndërlidhjet

logo-print

KEMP DEJVID


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush tha sot se "Rusia dhe Amerika janë aleatë në luftën kundër terrorizmit". Ai këto komente i bëri pas takimit me presidentin Rus, Vladimir Putin në Kemp Dejvid afër Uashingtonit. Mëtutje presidenti amerikan tha: "Presidenti dhe unë poashtu diskutuam mënyrat për të zgjeruar bashkëpunimin tonë ushtarak...dhe ne jemi të vendosur për ta përmirësuar aftësinë tonë të përbashkët për ta luftuar terrorin, për ta ruajtur paqen në rajonet e trazuara dhe për ta ndalur përhapjen e armatimit për shkatërrim në masë". Duke folur lidhur me situatën në Irak, presidenti rus, Vladimir Putin pos tjerash tha: "Vendet tona kanë një qëllim të përbashkët, siç e ka edhe bashkësia ndërkombëtare - normalizimin sa më të shpejtë të situatës. Ne dëshirojmë ta shohim Irakun të lirë, të bashkuar dhe demokratik. Ne propozojmë që në zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara të popullit të Irakut, i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara dhe Këshilli qeverisës i Irakut, duhet të luajnë një rol të rëndësishëm".
XS
SM
MD
LG