Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, u ofroi sot mbështetje vendeve të Ballkanit që synojnë të anëtarësohen në Nato. Por, në letrën dërguar liderëve të Ballkanit që u tubuan në Ohër të Maqedonisë, Colin Powell theksoi se së pari duhet të përfundoj "puna e vështirë në reforma". Në mesazhin e zotit Pauell, që e lexoi ambasadori amerikan në Shkup, Lawrence Butler, thuhej pos tjerash, se "Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e integrimit të vendeve të rajonit në integrimet atlantike". Maqedonia, Kroacia dhe Shqipëria, që më herët kishin nënshkruar Kartën e Adriatikut, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që parasheh përpjekje të përbashkëta në procesin e anëtarësimit në Nato, u kanë bërë thirrje vendeve fqinje që ti bashkohen kësaj nisme.
XS
SM
MD
LG