Ndërlidhjet

PRESHEVË


Qeveria e Shteteve të Bashkuara i dënon aktet e dhunës në jug të Serbisë, ka deklaruar ambasadori amerikan në Beograd Uilliam Montgomeri. Ai dhe zevendës-sekretari i shtetit për çështje evropiane, Lorens Rosin, zhvilluan një takim me kryetarin e komunës së Preshevës, Riza Halimi, me qëllim të inkurajimit të liderëve që luftojnë për stabilizimin e rajonit. Ndërkaq, zëvendës-sekretari Rosin ka çmuar bashkëpunimin e autoriteteve lokale me pushtetin në Beograd. Delegacioni amerikan në Luginën e Preshevës vizitoi rajonet, ku do të ndërtohet rruga magjistrale 15 kilometërshe, prej Bujanocit që çon në Kosovë, e financuar nga qeveria amerikane me rreth 2.5 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG