Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani ka thënë sot se nuk do të heqë dorë nga programi bërthamor, duke përfshirë edhe uraniumin e pasuruar, përkundër presioneve ndërkombëtare për të mos e zhvilluar këtë program. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Hamid Reza Asefi ka thënë se Teherani nuk do të bëjë asnjë kompromis me kerkesat për të heqë dorë nga "teknologjia bërthamore". Asefi ka theksuar se programi bërthamor i Iranit është transparent dhe nuk ka të bëjë me zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë.
XS
SM
MD
LG