Ndërlidhjet

BUJANOC


"Është në inters të shqiptarëve të Kosovës që të marrin pjesë në bisedimet për përgatitjen e dialogut me Beogradin, me qëllim që të përmirësohen kushtet për të gjithë njerëzit e rajonit, ka thënë zëvendës-sekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Lorens Rosin. "Pas tri vjetësh kur në këtë rajon kishte dhunë, jam bindur për progresin e madh, sepse serbët dhe shqiptarët këtu punojnë së bashku në projekte të ndryshme për një jetë më të mirë, ka deklaruar Rosin gjatë një vizite në Bujanoc, ku bashkë me ambasadorin amerikan në Beograd, Uilliam Montgomeri u takuan me zyrtarët e pushtetit lokal. Me këtë rast, ata vizituan rajonet, ku do të ndërtohet rruga magjistrale 15 kilometërshe, prej Bujanocit që çon në Kosovë, e financuar nga qeveria amerikane në vlerë prej 2.5 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG