Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Zhagitja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare do t'u shkojë përshtati ekstremistëve që dëshirojnë Shqipërinë e Madhe, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, në një intervistë dhënë të përditshmes gjermane "Zidojçe Cajtung". Presidenti Rugova ka thënë se Kosova duhet të ketë përfaqësimin e vet diplomatik, ndërsa bartja e autorizimeve nga UNMIK-u te zyrtarët kosovarë duhet të bëhet sa më parë që të jetë e mundur.
Ai ka shtuar se Kosova tashmë ka jetësuar pavarësinë në aspektin praktik dhe se një gjë e tillë njihet gjithnjë e më shumë në Shtetet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Presidenti Rugova ka vënë në pah se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar nga koha e ish-presidentit Sllobodan Millosheviq, për të konkluduar se nuk është entuziast i bisedimeve me Beogradin para se Bashkësia Ndërkombëtare ta njohë Pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG