Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Presidenti rus Vladimir Putin tha në hapje të konferencës ndërkombëtare mbi ndryshimet klimatike se Rusia nuk ka vendosur ende nëse do të miratojë përdorimin e Kiotos për ngrohje globale dhe se një vendim eventual mund të merret në përputhje me intersat kombëtare të Rusisë. "Rusisë i kërkohet vazhdimisht që të miratojë protokolin e Kiotos, që lidhet me ngrohjen globale, sa më shpejt që të jetë e mundur. Kërkesa të tilla do të dëgjohen dhe gjatë kësaj konference. Më duhet t'ju them se qeveria ruse po e shqyrton këtë çështje dhe të tjerat që lidhen me të, me shumë kujdes. Natyrisht që do të merret një vendim, kur një punë e tillë të përfundojë dhe vendimi do jetë në përputhje me interesat kombëtare të Federatës Ruse", tha Putin.
XS
SM
MD
LG