Ndërlidhjet

PRAGË


Kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova në një intervistë që e botoi sot e përditshmja gjermane, Sueddeutsche Zeitung, tha se "shtyrja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare u shkon për shtati ekstremistëve, që synojnë Shqipërinë e Madhe". Ibrahim Rugova, mëtutje ka thënë se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk ka ndërruar asgjë prej kohës së ish presidentit, Sllobodan Millosheviq. Në intervistën që e botoi sot Sueddeutsche Zeitung, zoti Rugova ka thënë se ai nuk është entuziast për çfarëdo takimesh me Beogradin, para se Bashkësia ndërkombëtare ta njohë pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG