Ndërlidhjet

PARIS


Bashkëshortja e presidentit amerikan, Laura Bush tha sot në konferencën e Uneskos se Amerika do të jenë "pjesëmarrëse e plotë, aktive dhe entuziaste" në Unesko pasi formalisht, më 1 tetor, të rikthehet në këtë trupë të Kombeve të Bashkuara, pas një abstenimi 19 vjeçar. Laura Bush mëtutje tha: "Duke pasur parasysh sfidat në botën tonë sot, puna jonë është më tepër urgjente dhe më e rëndësishme se asnjëherë në historinë e Uneskos". Shtetet e Bashkuara e braktisën Uneskon në vitin 1984, në kohën e ish presdientit Regan, për arsye se, siç ishte thënë atëherë, udhëheqjes së dobët të kësaj organizate. Laura Bush sot u takua edhe me presidentin francez, Jacque Schirac.
XS
SM
MD
LG