Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zëvendës kryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq mbrëmë vonë deklaroi se "esenca e bisedimeve të mbrëmshme me kryeadministratorin e Kosovës, Harri Holkeri, ishte njohja me përgatitjet që po i bën ai për fillimin e dialogut për çështje teknike ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Ai, pas takimit me Harri Holkerin, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviq, i deklaroi Televizionit të Serbisë se "është me rëndësi që në bisedime çështjet teknike të mos politizohen dhe të kalojnë në hapjen e çështjes së statusit final të Kosovës".
XS
SM
MD
LG