Ndërlidhjet

UASHINGTON


Anëtarët demokratë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara kërkuan mbrëmë vonë hetime më të gjëra lidhur me akuzat se Shtëpia e Bardhë e ka zbuluar emrin e një agjenteje të CIA-s pasi bashkëshorti i saj publikisht e kishte kundërshtuar njërin nga shkaqet kryesore për ta arsyetuar luftën në Irak. Shtëpia e Bardhë ka refuzuar akuzat e këtilla. Senatorë udhëheqës demokartë kanë kërkuar nga administrata e presidentit Bush dhe nga prokurori i përgjithshëm John Ashcroft krijimin e një hetuesi të veçantë për ta hulumtuar këtë rast.







NJU JORK, UASHINGTON
Ministri i jashtëm i Iranit, Kamal Kharrazi ka thënë mbrëmë vonë në Kombet e Bashkuara se vendi i tij është i gatshëm për të lejuar kontroll të pakufizur për inspektorët ndërkombëtarë. Këto komente ai i bëri pas informacioneve nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore se në Iran janë gjetur gjurmë të uraniumit të pasuruar. Në këtë kuadër Kamal Kharrazi tha: "Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me agjencinë ndërkombëtare për energji atomike për të treguar se çdo gjë është legale".
Duke folur në këtë temë, në Uashington, zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Richard Boucher, pos tjerash, tha: "Dështimi për të bashkëpunuar qartas do të mund të çojë në shqyrtim në Kombet e Bashkuara. Tash për tash Iranit i është dhënë mundësia për ti zbuluar informacionet lidhur me programet e tij bërthamore".
XS
SM
MD
LG