Ndërlidhjet

BEOGRAD


Nga fillimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk duhet pritur asgjë spektakulare, ka thënë zëvendës kryeministri i Serbisë Nebojsha Çoviq.
"Do të tubohemi, sipas procedurës së caktuar do të shpallet fillimi i dialogut, dhe pastaj do të fillojë procesi që nuk do të jetë i shkurtër. Dialogu duhet t'i krijojë mekanizmat për krijimin e masave për kthimin e mirëbesimit të ndërsjellë", ka deklaruar Çoviq.
"Është shumë me rëndësi që në bisedimet, çështjet teknike të mos politizohen dhe të mos kalojnë në fushën e diskutimeve për statusin final të Kosovës. Nuk ka negociata sepse nuk kemi për çfarë të negociojmë. Dialogu paraqet vetëm një fillim, që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë se problemet mund t'i zgjidhin përmes bisedimeve", ka thënë Çoviq.
XS
SM
MD
LG