Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori i Kosovës Harri Holkeri sot përfundimisht ka konfirmuar se dialogu për çështjet teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të fillojë në 14 tetor në Vienë të Austrisë.
Shefi i UNMIK-ut gjithashtu ka njoftuar se Beogradi ka shprehur gatishmëri për të biseduar mbi çështjet teknike me Prishtinën.
Ndërkohë, në takimin e përbashkët me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci, shefat e tri grupeve parlamentare nuk kanë arritur konsenzus rreth dialogut mbi çështjet teknike me Beogradin.
XS
SM
MD
LG