Ndërlidhjet

BEOGRAD


Bisedimet për çështjet teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në 14 tetor në Vienë, duhet të jenë bisedime të shtetit me krahinën e vet, e jo bisedime ndërmjet dy shteteve, ka thënë zëvendës kryeministri i Serbisë Nebojsha Çoviq.
"Duhet të mbajmë llogari të mos fillojmë bisedime mes dy shteteve, por ndërmjet shtetit dhe krahinës. Kështu shkruan në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Nuk e them këtë për të provokuar dikë, por ky thjesht është realitet", ka thënë Çoviq.
Pas takimit në Beograd me zyrtarin e Bashkimit Evropian Stefan Lene, Çoviq ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare është shumë e interesuar për fillimin e dialogut.
Zëvendës kryeministri serb sot është takuar edhe me përfaqësues të serbëve nga Kosova.
XS
SM
MD
LG