Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëdhënësi i UNMIK-ut Derek Chapell sot i ka përgënjeshtruar shkrimet në shtypin e Beogradit për arrestimin e Nexhmedin Llaushës, nën dyshimin se e ka organizuar dhe kryer krimin në Gorazhdevc të Pejës.
"Informatë të tillë nuk kemi. Deri tani askush nuk është arrestuar dhe nuk është mbajtur në paraburgim për krimin në Gorazhdevc", ka thënë Chapell.
Sipas tij, Llausha është arrestuar për pjesëmarrje në një incident të armatosur ndërmjet vetë shqiptarëve, që ndodhi të shtunën në Pejë.
XS
SM
MD
LG