Ndërlidhjet

NISH


Një polic i sigurimit shtetëror të Serbisë BIA, sot me armë automatike i ka vrarë 4 kolegët e tij dhe ka plagosur 3 të tjerë, në ndërtesën e sigurimit shtetëror në Nish.
Policia tha se vrasësi Vladimir Rovçanin gjatë viteve të 90-ta kishte punuar si oficer i lartë në shërbimin sekret policor në Prishtinë.
Të gjitha viktimat kanë qenë nga Kosova dhe kanë punuar në departamentin e shërbimit të sigurimit për Kosovën, ndërsa janë larguar prej atje pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme tha se Rovçanin vuante nga i ashtuquajturi "sindrom i Vietnamit", si rezultat i përvojave të tij në konfliktin në Kosovë në vitet 98-99.
XS
SM
MD
LG