Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Pjesëtarë të forcave të sigurisë të Irakut kanë hapur sot zjarr kundër protestuesve që thuhet se ishin irakianë të papunë. Afro 100 demonstrues kishin shkuar në një stacion policie në qendër të Bagdadit për të kërkuar punë. Policia ka thënë se pasi u është thënë se nuk ka punë për ta, grupi i qytetarëve kishte e kishte sulmuar stacionin. Protestuesit kanë thënë se atyre u ishte premtuar punë duke i akuzuar pjesëtarët e policisë se kishin kërkuar rushfet për t'ju gjetur punë. Është raportuar për së paku një protestues të lënduar.
XS
SM
MD
LG