Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kuvendi i Kosovës as sot nuk morri vendim për pjesëmarrjen e Kosovës në bisedimet për çështje teknike me Beogradin. Në këtë seancë të Kuvendit, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri, Bajram Rexhepi, me kabinetin qeveritar, nuk u morr vendim për shkak të mungesës së konsensusit brenda tre grupeve parlamentare. Kryeministri tha në Kuvend se pozita e delegacionit të Kosovës në këto bisedime është shumë e pafavorshme dhe se shumë çështje edhe më tej mbeten pa u sqaruar. Me këtë rast Rexhepi ka kërkuar bartjen sa më shpejt të kompetencave. Ndërkaq UNMIK-u ka thënë se do punojë me të gjitha palët për të realizuar fillmin e dialogut.
BERLIN
Ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për bisedimet e mundshme teknike mes Prishtinës dhe Beogradit në Vjenë.
"Kosova është në qendër të përpjekjeve për stabilitet brenda vetë rajonit", tha Fischer pas bisedës me kryeadministratorin Hari Holkeri.
XS
SM
MD
LG