Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në raportin e ekipit të ekspertëve të Shteteve të bashkuara thuhet se në Irak ende nuk janë gjetur armë për shkatërrim në masë. Megjithatë, udhëheqësi i grupit të ekspertëve amerikanë, David Kay ka thënë se nuk do të thotë se ky raport paraqet konkluzë se në Irak nuk ka armatim të tillë. Ai ka thënë se duhen edhe afro 9 muaj që të paraqitet gjendja reale lidhur me situatën e programit të armatimit të Irakut. Mëtutje eksperti amerikan i armatimit, David Kay mbrëmë vonë tha: "Ne kemi gjetur një masë të gjërë të veprimtarive në vazhdim dhe pajisje që nuk ishte deklaruar tek inspektorët e Kombeve të Bashkuara kur ata ishin kthyer në Irak në nëntor të vitit të kaluar".
XS
SM
MD
LG