Ndërlidhjet

UASHINGTON


"Unë nuk i sjell vendimet në bazë të anketimeve të opinionit. Unë vendos për atë që mendoj se është me rëndësi për sigurinë e amerikanëve, dhe nuk do t'i harroj mësimet e 11 shtatorit 2001, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush.
Presidenti amerikan i bëri këto komente pas prononcimeve të kreut të ekipit të ekspertëve amerikanë që i drejtoi kërkimet për armët e shkatërrimit në masë në Irak.
David Kay tha se armë të tilla nuk janë gjetur, por kërkimet do të vazhdojnë.
"Ende jemi në fazat e para të skicimit dhe njohjes së implikimeve të plota të programit të irakienëve. Njerëzve thjesht u duhet kohë dhe durim. Kemi gjetur mjaft armë, madje që asnjëherë nuk u ishin deklaruar Kombeve të Bashkuara. Por, ende jemi në vijën e parë", tha Kay.
Ndërkohë, në Irak dhuna vazhdon.
Gjenerali amerikan Richardo Sanchez tha se çdo javë vriten nga 3 deri 6, kurse plagosen rreth 40 ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG