Ndërlidhjet

PARIS


Franca tha se nuk është e kënaqur me propozim rezolutën amerikane mbi Irakun.
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme Herve Ladsous tha se drafti "nuk i përmban ndryshimet që i kërkojmë".
Ndërkohë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin bëri thirrje për miratimin e shpejtë të një rezolute të Kombeve të Bashkuara mbi Irakun, e cila do ta përcaktonte rolin e bashkësisë ndërkombëtare në procesin e rindërtimit të vendit.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Moskë, Putin tha
"Ende nuk jemi të kënaqur me projekt rezolutën e propozuar nga partnerët tanë amerikanë, edhepse e shohim gatishmërinë e tyre për të gjetur një kompromis", tha Putin, i cili njëherit i ftoi autoritetet e koalicionit në Irak t'i respektojnë kontratat ekonomike të nënshkruara para luftës.
Dje ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara John Negroponte tha se irakienët duhet ta hartojnë projekt kushtetutën e re, t'i mbajnë zgjedhjet, dhe "vetëm pastaj atyre mund t'u barten funksionet e qeverisë".
XS
SM
MD
LG