Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Nuk ka dyshim se presidenti i përmbysur irakien Saddam Hussein ishte i përcaktuar të zhvillojë armë për shkatërrim në masë, tha sekretari amerikan i shtetit Colin Powell.
Komentet e tij në Uashington vijuan pas raportit të ekipit të 1.200 inspektorëve në Irak, të cilët thanë se nuk kanë gjetur armë të shkatërrimit në masë.
"Ishte një regjim i përcaktuar që me të gjitha mundësitë që kishte, të zhvillojë armë kimike, biologjike dhe bërthamore, vetëm nëse lejohej. Ata vetëm pritnin nëse mund t'i shkelnin sanksionet e Kombeve të Bashkuara, dhe sërish t'i rifillonin programet", tha Powell.
Kryeinspektori David Kay tha se armë të shkatërrimit në masë nuk janë gjetur, por kërkimet do të vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG