Ndërlidhjet

logo-print

ROMË


Liderët e Unionit Evropian dhe të 10 vendeve anëtare të ardhshme sot në Itali filluan bisedimet për Kushtetutën e Unionit Evropian.
"Kjo ujdi që synojm ta jetësojm do t'i japë fund ndarjes së Evropës që ishte bërë nga ana e regjimeve totalitare", ka thënë në hapje të takimit kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni.
"Ajo paraqet fillimin e e një Evrope me institucione të fuqishme unike, të afta për të siguruar paqjen dhe stabilitetin", ka thënë Berluskoni për të shtuar:
"Nuk mendoj se është ekzagjërim nëse them se ne sot këtu jemi në një zhvillim që vërtetë është historik", ka thënë me këtë rast kryeministri italian Silvio Berluskoni.
Pritet që bisedimet për Kushtetutën Evropian të jenë të vështira.
XS
SM
MD
LG